“E unë p.sh e kam shkatërruar krejt”/ Faton Klinaku nuk përmbahet nga “urrejtja” ndaj Presidentit Rugova, tregon çka i bëri fotos së tij

Aktuale

“E unë p.sh e kam shkatërruar krejt”/ Faton Klinaku nuk përmbahet nga “urrejtja” ndaj Presidentit Rugova, tregon çka i bëri fotos së tij

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:45
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka komentuar deklaratën e një prokurori të Gjykatës Speciale, i cili gjatë seancës së sotme ka thënë se Jakup Krasniqi kishte gërvishtur fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për shkak të armiqësisë politike.

Klinaku e ka quajtur si skandal këtë deklaratë, ndërsa ka thënë se për dallim nga Krasniqi (pra të Presidentit Rugova) ai e ka shkatërruar krejt.

“Baca Kupë veç e paska gërvishtë, e unë p.sh e kam shkatërruar krejt.

Skandal prokurori e hajgare gjykatë ajo në Hagë.”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitarit Jan Kickert iu prezantua një fotografi, në të cilën u tha se shihej delegacioni i Rambujesë, e që në të ishte i gërvishtur ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Gërvishtja pretendohet se u bë nga Jakup Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat