Mehmetaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë vetëm VV-së, PDK-ja bëri një hap të keq

Aktuale

Mehmetaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë vetëm VV-së, PDK-ja bëri një hap të keq

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:06
Gazetari, Lirim Mehmetaj

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se në këtë situatë në të cilën gjendet vendi, zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë vetëm partinë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi sipas Mehmetajt, shkuarja në zgjedhje të parakohshme nënkupton kohë më pak për të diskutuar për dështimet e qeverisjes katërvjeçare të Qeverisë Kurti.

“Zgjedhjet aktualisht më këtë situatë me këtë lloje teme dhe me këtë lloj forme i konvenojnë vetëm Qeverisë, për arsye se bllokohet hapësira e diskutimit për çështje përmbajtjesore rreth qeverisjes katër vjeçare dhe ngushtohet fushata në 10 ditë dhe diskutohet kryesisht për formën si shkuan në zgjedhje”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Mehmetaj ka kritikuar PDK-në se po përafrohet me Qeverinë dhe po ia pamundëson vetes kritikën ndaj pushtetit.

“Shqetësimi im kryesor këto ditët e fundit edhe vazhdon me qenë ky: si është një thënie popullore, kur mendon që nuk ka më keq, ka edhe më keq. Pra, kur mendon që partia më e madhe opozitare është shumë keq, ajo e bën një hap që e tejkalon edhe vetëm edhe bëhet akoma më keq. Përderisa ka pasur një opozitë pasive ajo e merr një hap jashtëzakonisht të dëmshëm ku përafrohet me Qeverinë komplet dhe ia pamundëson vetit me zhvillu kritikë. Madje edhe në atë nivelin minimal që e ka pasur”, ka shtuar Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat