“Kokulur e me komplekse para Kurtit”, Limaj thotë se në Kosovë mungon “delli” opozitar

Aktuale

“Kokulur e me komplekse para Kurtit”, Limaj thotë se në Kosovë mungon “delli” opozitar

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:38
Fatmir Limaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se ka një moskoordinim të opozitës aktuale në vend, duke shtuar që sot po mungon “delli” opozitar.

Ndërsa ai ka thënë se kërkohet një ballafaqim ballë për ballë i opozitës me shumicën, gjë që sipas tij është shëndeti i demokracisë.

“Ky kompleks i ka kushtuar opozitës, dhe unë nuk kam parë “dell” opozitar të një ballafaqimi, shëndeti i demokracisë është ballafaqimi me argumente me shumicën ballë për ballë. Si mbjell shpresë e alternativë përballë këtij pushteti? Duke ulë kokën, duke bërë kalkulime, matematikë?. Nuk kemi parë një koordinim opozitar”, është shprehur ai.

Më tej, kreu i NISMA-s, ka thënë se kjo opozitë po ndihet me komplekse e po rri kokulur para kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Limaj vlerëson se në Kosovë është bërë punë e jashtëzakonshme që duhet të mbrohet në Kuvend nga opozita e tanishme.

“Opozita asnjëherë këto tri vite nuk ka tentuar me zgjeru spektrin opozitar. Ka pasur kompleks këto tri vite, njëfarë kompleksi i çuditshëm në parlament nga opozita, duke ulë kokën, në vend që me qenë krenar me punën që e kanë bërë. Me ngrit kokën, para kujt po e ulin kokën, para atyre që e kanë rrënuar shtetin. 10 vjet ke qenë ministër, 10 vjet ke bë punë ke pasur privilegje. Dil mbroje punën tënde, angazhimin tënd, ke çka fol. Në këtë vend janë bërë punë të jashtëzakonshme, dhe kur nuk mbrohet puna, çfarë meritoni ju, çfarë alternative jeni, dy fjalë me ua thënë Kurti – kokën teposhtë”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat