Pensionistët paralajmërojnë protestë

Aktuale

Pensionistët paralajmërojnë protestë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:45
Ilustrim

Pensionistë të shumtë dorëzuan sot dokumentet e tyre për të kërkuar kompensimin e pensionit. Të pakënaqur me trajtimin që po ua bën Qeveria, pensionistët kanë paralajmëruar protestë përmes së cilës do kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Radha e pritjes është e gjatë.

E interesimi për të qenë pjesë e Shoqatës së Pensionerëve po bëhet në të gjitha format.

Për anëtarësim në shoqatë, ata po dorëzojnë vendimin e pensionistit, kartelën për pensionist, gjendjen e llogarisë bankare për tre vitet e fundit dhe kopjen e letërnjoftimit.

Ndërsa dorëzimi i dokumenteve të tyre po bëhet për të kërkuar kompensimin e pensionit sipas indeksit të kostos së jetesës në Kosovë.

E nënshkrimi autorizon avokatët përkatës për t’i përfaqësuar ata për këtë çështje.

Të pakënaqur me trajtimin që po ua bën qeveria, pensionistët madje paralajmëruan protestë.

E për dorëzim të dokumenteve, për Vesel Veselin ishte marrë i biri i tij.

‘’Djali m’i ka kry…’’, tha Vesel Veseli.

Mirëpo jo të gjithë besojnë se mund të kenë sukses.

‘’Dikush po i maltreton këta njerëz…’’, u shpreh Halil Doda.

‘’Kur të vërtetohet që e merr dikush…”, deklaroi Hakif Hamiti.

Para afër dy muajsh, Ministria e Financave ka bërë thirrje përfituesve të skemave pensionale që të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat