Lushtaku: Mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit

Aktuale

Lushtaku: Mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 23:02
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka arsyetuar takimin e kreut të kësaj partie Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti.

Lushtaku, ka thënë se takimi ishte për një marrëveshveshje të mundshme për të shkuar ne zgjedhje të parakohshme.

Lushtaku ka thënë se do të donin që kryeministri Kurti të jap dorëheqje, por meqë një gjë e tillë duket e vështirë, atëherë PDK është edhe pro shpërndarjes së Kuvendit për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Ka pas kërkesë të vetme që të takohet vetëm për zgjedhjet nacionale. Edhe ne kishim dashtë që kjo Qeveri që të vetë dorëhiqet ose të shkarkohet, të gjitha premtimet që i ka bërë nuk i ka realizu, ka dështuar”, është shprehur Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat