Limaj e akuzon Kurtin se po qeverisë përmes frikës: Ka afinitete autoritariste

Aktuale

Limaj e akuzon Kurtin se po qeverisë përmes frikës: Ka afinitete autoritariste

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:49
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e mban vendin bashkuar përmes frikës.

Limaj tha se Kurti dhe Vuçiqi dërgojnë mesazhe lufte nga të dyja vendet duke e mbajt popullin në frikë dhe duke bërë që t’i harrojnë problemet reale më ët cilat ballafaqohen.

“Vuçiqi dërgon mesazhe nga Serbia, ky i joni qon mesazhe lufte. A e dini ju që vendi nuk qeveriset dhe nuk mbahet i bashkuar përmes frikës. Nuk duhet me mbajt qytetarin e bashkuar dhe mjerë ai shtet që qeveriset nga njerëz që e mbajnë të bashkuar popullin e tyre përmes frikës. Frika nga lufta, frika nga rrëmbimi, frika nga copëtimi, kush e bënë këtë, gjithë ata njerëz që kanë afinitete autoritariste vetëm përmes frikës duke qeverisë që ju mos m’i pa problemet reale në shoqërinë tonë, që janë duke ndodh. Problemet ekonomike sociale. Veriu, është problem i madh dhe i pazgjidhur dhe është komplikuar zgjidhja e veriut shumë më shumë se para 2018-ës. Është qetësi para stuhie. Fati për arsye që i dimë se sot i kishim pas të ndarë ata Rajojiçiqat i kishim pas te ‘Ura e gurit’. A e din pse si kemi? Se kemi parë terror, ata terroristët në vendin tonë”, u shpreh Limaj.

Ai e kritikoi Qeverinë e Kosovës edhe për mungesë të raportit zyrtar për sulmin në Banjskë të ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar për çka tha se kjo tregon më së miri për qeverisjen në Kosovë.

“Nga shtatori deri sot ende nuk ki raport zyrtar të hartuar për Banjskën. Kjo tregon ku je ti si vend. Kjo është shumë me rëndësi, tu ka ataku shteti prej shatorit sot, ka viktima atje, prej shtatorit deri sot ende nuk ki raport zyrtar me ditë kush ishin urdhërdhënësit, kush ishin planifikuesit, kush ishin ekzekutuesit, e kujt është përgjegjësia, përkundër asaj jo që nuk kemi raport zyrtar, kemi sanksione, mosnaëarësim në KiE, ndalje të fondeve , largim të investimeve, ky është vendi yt dhe i jemi. Ajo Mitrovica që po thua ti. Po, e ki qetë valla, bash qetë e ki”, u shpreh Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat