Bislimi nga Panairi “Prishtina 2024”: Kosova ende shtet i ri, por me potencial shumë të madh për rritje

Aktuale

Bislimi nga Panairi “Prishtina 2024”: Kosova ende shtet i ri, por me potencial shumë të madh për rritje

Më: 29 maj 2024 Në ora: 17:18
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”.

Në fjalën e tij hyrëse, Bislimi është shprehur se panairet si ky, ndihmojnë në promovimin, rrjetëzimin e bizneseve lokale, ofrojnë mundësi të zgjerimit të tregut, tërheqin investitorë të rinj, dhe njëkohësisht shërbejnë si platformë për prezantimin e risive në prodhim, dhe siç tha ai, shkëmbimin e njohurive.

Bislimi është shprehur se Kosova është ende një shtet i ri, por me një potencial shumë të madh për rritje.

“Kosova është ende një shtet i ri, por me një potencial shumë të madh për rritje. Përkushtimi dhe puna jonë si Qeveri është e drejtuar rreth shfrytëzimit maksimal të këtij potenciali, e vizioni i së cilës është një ekonomi e qëndrueshme dhe e zhvilluar”, është shprehur tutje Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat