Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Aktuale

Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 17:31
Ariana Musliu-Shoshi

Pas shpërthimit të indinjatës të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj Qeverisë së Kosovës të cilët përveç se nuk e konsultuan rreth letrës së 15 majit në emër të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila tha “më mirë vonë se kurrë”.

Postimi i plotë:

Më mirë vonë se kurrë!

Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët.

Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat