Çfarë gjeti policia në banesën e serbit të arrestuar i dyshuar për spinuazh?

Aktuale

Çfarë gjeti policia në banesën e serbit të arrestuar i dyshuar për spinuazh?

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:36
Marko Knezheviq

Që nga vitit 2002, e luajti rolin e gazetarit në veri të Mitrovicës.

Të mërkurën policia e Kosovës, arrestoi në Leposaviq, Marko Knezheviq, gazetarin e kamufluar i cili dyshohet të jetë njeri i afërt, i ish shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin.

Knezheviq ka punuar për BIA-n serbe me pseudonimin, “Droga Crni”, duke spinuar rreth zhvillimeve në katër komunat veriore.

Knezheviq, i cili ka punuar për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij rrjeti, me seli në Zveçan, e që media ka hulumtuar brenda ëebfaqës, por emri i tij nuk figuroi, ndërsa ajo çfarë u vërejt është se Kosova ende cilësohet si pjesë e Serbisë.

Pas arrestimit të Knezhoviq, policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e tij në rrugën “Vlado Cetkoviq” në veri të Mitrovicës, në të cilën janë konfiskuar pajisje teknologjike. Televizioni ka mësuar se gjatë bastisjes, janë gjetur edhe dy dokumente, atë të Kosovës dhe një të Serbisë.

I njëjti sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“ Ajo çfarë mund të konfirmojmë për një person të dyshimtë për neve i cili konsiderohet se i ka dy identitete është ndaluar dje në rrugën e Leposaviqit gjatë një kontrolli rutinë. Pas verifikimit të tij, i njëjti është sjellë në stacion. Kemi shkuar në banesën e tij, ku ai jeton, kemi bërë bastisjen kemi konfiskuar disa materiale. Personi i ka dy identitete”, ka thënë Elshani.

E Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të veriut, i ka thënë televizionit se Knezhoviq dyshohet për dy vepra penale.

“Personi në fjalë është arrestuar ditën e djeshme dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore e Mitrovicës do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të kryerjes se veprave penale vjedhje të identiteteve dhe kredencialeve si dhe falsifikim të dokumenteve”

Marko Knezhoviq, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Vulinit kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Në kohën kur Vulini drejtori këtë zyrë, Knezheviq ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. Gjithashtu, është pjesë e partisë së Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është në pushtet në Serbi.

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat