​Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës

Aktuale

​Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 30 maj 2024 Në ora: 21:33
Pamje nga takimi

​Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.

“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat