Totaj i PDK-së tregon a do të jetë kandidat për deputet

Aktuale

Totaj i PDK-së tregon a do të jetë kandidat për deputet

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:39
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, që është edhe nënkryetar i PDK-së, shprehet kategorisht kundër për të qenë kandidat për deputet.

‘’Jo, nuk do të jem kandidat për deputet’’, ka thënë shkurt Totaj.

I pyetur nëse do të ndryshonte mendim për këtë çështje nëse PDK do ia kishte kërkuar nominim, Totaj nuk ka dhënë përgjigje.

Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK, tha se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me kandidimet për deputet.

Ai tha se në listën e PDK-së, për deputetë do të ketë figura të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat