Çun Lajçi tregon tre politikanë që ka mbështetur – Ja pse do ta votoja Kurtin sërish!

Aktuale

Çun Lajçi tregon tre politikanë që ka mbështetur – Ja pse do ta votoja Kurtin sërish!

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2024 Në ora: 17:14
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka bërë publik tre emra politikash të cilët i ka përkrahur politikisht.

Ibrahim Rugëva, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, që sipas tij, Kurti prapë do ta votonet sepse ai gjithçka që bëri e bëri “krye n’vete, tue i shty me gjokës muret e fjalët”!

Postimi i plotë:

Mbajeni mend

Kurrë s’do t’pendohem që n’karierën time përkraha tri figura të ndritshme politike, (bindja ime), madje për dy prej tyre shkrova edhe shumë poezi e recitova shumë herë n’prezencën e tyre!

I pari i t’parëve Dr.Ibrahim Rugova, Presidenti i përjetshëm i Dardanisë!

- I besueshëm krejtësisht!

I dyti Ramush Haradinaj, Gjeneral lufte e hero i gjallë paqeje!

- besueshmeria, 60%_shi i Ibrahimit

I treti Albin Kurti, i burgosur lufte e Kryeministër Kosove!

- sepse s’pata kujt me i besua ma!?

Ibrahimin e pata leht ta mbështes, sepse krejt populli e mbështeste!

Ramushin pak ma vështirë, sepse edhe krahu i luftës edhe populli po ndaheshin n’dysh!

Albinin e pata tejetë vështirë ta përkrah sepse përveç 50% - it e pati kundër t’parin e të dytin!

Sot po t’garonin që të tre, prap Albinin do ta votoja dhe a e dini pse?

- Sepse dy të paret i ndihmoi Amerika dhe Evropa, kurse ky gjithçka që bani e bani krye n’vete, tue i shty me gjokës muret e fjalët!

Tani s’di pse duhet t’me doni apo pse duhet t’me shani kur unë ua tregova t’vërtetën!

- Apo ju keni qejf t’iu rrejë siç bëjnë shumica!

P.S.

Albin, a mos i kallxove Orhan Pambukut për një artist (shkrimtar) që shet librin e vet rrugëve?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat