Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka kërkuar nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila që të jap dorëheqje dhe të tregojë se përse ka komunikuar me krye-kriminelin Millan Radojçiq.
Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Ai po ashtu ka theksuar se komunikimi me Radoiçiqin përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?
Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!
Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur nga drejtësia kosovare!
Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi - madje në formë raportimi personal - i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.
Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.
#Siguriakombetare #Kosova