Deputeti Zemaj tregon vendimin e anuluar nga Qeveria: Çfarë loje e ndytë

Aktuale

Deputeti Zemaj tregon vendimin e anuluar nga Qeveria: Çfarë loje e ndytë

Nga: H.O. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 18:24
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, shkruan në Facebook se Qeveria e Kosovës ka anuluar sot listën e ҫmimeve të produkteve medicinale.

Ai shkruan se para tre javësh është miratuar lista e çmimeve të produkteve medicinale.

“Kur ju doli në shesh përfitimi personal, e anulojnë. Kaq dinë kaq mund të bëjnë ky pushtet”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

QEVERIA KURTI SOT ANULOI LISTËN E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE MEDICINALE

Para tre jave është miratuar lista e çmimeve të produkteve medicinale.

Sot, u anulua! Çfarë dobësie! Çfarë loje e ndytë!

Interesin e pacientit të varfër, kjo Qeveri e ka shkelur me dy këmbë, në vazhdimësi po abuzon me të. E kjo veç për shkak të akomodimit të interesave personale financiare dhe interesave të mafisë farmaceutike.

Kur ju doli në shesh përfitimi personal, e anulojnë. Kaq dinë kaq mund të bëjnë ky pushtet!

Ja disa shembuj që shpërfaqin tendencën për abuzim me çmime 👇

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat