Kurti pret Begajn: Edhe këtë festë e kemi bashkë

Aktuale

Kurti pret Begajn: Edhe këtë festë e kemi bashkë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 16:43
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në pritjen që i bëri presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se 25-vjetorin e çlirimit të vendit e kanë festë të përbashkët.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është gjithnjë i mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek, e di shumë mirë 12 qershorin e vitit ’99 dhe të falënderoj nga zemra zotëri president. Edhe këtë festë e kemi bashkë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq presidenti Begaj ka shfrytëzuar rastin që të përgëzojë Kosovën për të arriturat si shtet.

“Sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të padrejtësisë shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së. Unë dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka çka ka bërë deri tani për të patur mirëqenie dhe prosperitet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat