Kush është përgjegjës për sigurinë në veri, flet Rrustemi

Aktuale

Kush është përgjegjës për sigurinë në veri, flet Rrustemi

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:06
Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi kur u pyet se kush është përgjegjës për veriun e Kosovës, tha se  Foca paqëruajtëse e NATO-S, KFOR-i ka autorizime të përcaktuara për sigurinë të themi të jashtme të Kosovës, në kuptimin e vijës kufitare dhe të mbrojtjes së përgjithshm.

“ Këto janë autorizime të trashëguara tashmë të cilat Kosova natyrisht edhe i vlerëson edhe i njeh, por që në kuptimin e zbatimit të ligjit reduktimit të krimit dhe të kontrabandës dhe luftimit të terrorizmit dhe garantimit të sovranitetit në kuptimin e tërësisë territoriale policia e Kosovës me kapacitetet e saj është reaguesi i parë dhe natyrisht më i rëndësishmi dhe ky është një proces i vazdhueshëm i krijimit dhe i fuqizimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës për të kontrolluar në tërësi territorin për të garantuar sundimin e ligjit për të luftuar krimin e organizuar për të luftuar kontrabandën, për të luftuar terrorizmin dhe unë mendoj që policia e Kosovës në mënyrë të shkëlqyeshme ja ka dalë dhe po ja delë për ditë e më shumë për ditë e më mirë për të përmbushur autorizimet ligjore dhe kushtetuese.”, tha ai.

Derisa thotë se ekziston partneritet me EULEX dhe KFOR-in.

“Natyrisht që në veri të Kosovës sikurse kudo ekziston edhe prania le të themi përve# se KFOR-it edhe EULEX-it si reagues ose le të themi si palë e tretë pas Policisë së Kosovës, ky është një lloj partneriteti. Nuk është që të themi trajtohet në mënyrë të ndarë natyrisht brenda autorizimeve përkatëse, por që Policia e Kosovës është një lloj mekanizmi kushtetues, ligjor i shtetit të Kosovës që ka përgjegjësinë e operimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat