Pasi i siguruan mandatet, deputetët e Listës serbe lëshojnë seancën plenare

Aktuale

Pasi i siguruan mandatet, deputetët e Listës serbe lëshojnë seancën plenare

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:37
Deputetët e Listës serbe

Deputetët e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve.

Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat