Gërvalla takoi homologun armen, diskutuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global mes dy vendeve

Aktuale

Gërvalla takoi homologun armen, diskutuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global mes dy vendeve

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 23:47
Pamje nga takimi

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.

Me homologun nga Armenia Gërvalla thotë se shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike.

Kështu duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat