Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton sot projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj

Aktuale

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton sot projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Komisione për Integrime Evropiane do të mblidhet sot ku në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 13.06.2024 dhe 19.06.2024;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013
për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, nga aspekti i
përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat