Osmani takohet me Ramën në Washington, zbardhet çka diskutuan

Aktuale

Osmani takohet me Ramën në Washington, zbardhet çka diskutuan

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2024 Në ora: 11:16
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Washington, në margjina të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në njoftimin e lëshuar për media, Presidenca e Kosovës ka treguar se për çfarë kanë diskutuar dy liderët shqiptarë, përcjell Bota sot.

“Në takim, të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.

Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Kosovës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat