Në njërin nga lokalet më të famshme në Prishtinë, në “Che Bar” sot rreth orës 13:00, janë ndaluar dy persona nga Policia.
Siç mëson media personat e ndaluar janë: Zenel Jashari dhe Valon Demolli.
Media ka arritur ta sigurojë fotografinë e Zenel Jasharit, 36 vjeçar, i cili siç mëson Gazeta Sinjali gjendet duke u intervistuar në stacion policor, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Për Jasharin dhe personin tjetër të ndaluar, ende nuk ka një vendim nga Prokurori i rastit.