Sveçla takohet me komandantin e Karabinierit, dakordohen për bashkëpunim të mëtejmë

Aktuale

Sveçla takohet me komandantin e Karabinierit, dakordohen për bashkëpunim të mëtejmë

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 14:40
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kolonel Massimo Rosatin, komandanti i Karabineri MSU në Kosovë.

Sveçla e Rosati folën për aktivitetet e forcave të Karabinierit.

Ministri e falënderoi kolonelin për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Kosovë.

“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat