Musliu e quan inskenim sulmin e lokalit në veri që e kishte vizituar Sveçla

Aktuale

Musliu e quan inskenim sulmin e lokalit në veri që e kishte vizituar Sveçla

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 21:10
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se sulmi me koktej molotovi në lokalin ku kishte qenë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë inskenim nga ana e serbëve.

Ajo ka theksuar se ky sulm nuk është bërë sepse serbët janë kundër Qeverisë Kurti, por sipas saj është tendencë për të krijuar krizë në veri të vendit.

“Është inskenim nga akter destabilizues në veriun e Kosovës. Unë nuk mundem t’i them emrat kush e ka bërë, besoj Policia janë ata që duhet. E kanë bërë serbët këtë, është inskenim, nuk është se e kanë bërë sepse i kanë kundërshtuar këta, është një tendencë për të prodhuar krizat e paqena në veriun e Kosovës”, ka deklaruar Musliu.

Para një jave, ministri Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishin qëndruar në lokalin që u bë cak i sulmit me koktej molotovi më 14 korrik.

Sipas policisë, dëmet materiale në lokalin e sulmuar janë të vogla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat