Krasniqi: Biden ka qenë një shtyllë e fortë mbështetëse në rrugëtimin e Kosovës për liri

Aktuale

Krasniqi: Biden ka qenë një shtyllë e fortë mbështetëse në rrugëtimin e Kosovës për liri

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 12:39
Joe Biden dhe Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tërheqjes nga gara të presidentit, Joe Biden ka thënë se ai ka qenë një shtyllë e fort mbështetëse për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se angazhimi i Joe Biden për shtetin e Kosovës ka qenë i pandërprerë.

“Në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi e zhvillim, Presidenti Biden ka qenë gjithmonë një shtyllë e fortë mbështetëse. Si senator, si zëvendëspresident dhe si president i SHBA-së, angazhimi i Joe Biden për shtetin tonë ka qenë i pandërprerë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje i pari i PDK-së, deklaroi se lidhja e Presidentit Biden me Kosovën tejkaon pozicionet që ka bartuar ai dhe shtrihet edhe në rrafshin familjar.

“Lidhja e Presidentit Biden me Kosovën tejkalon pozicionet që ka bartur ai dhe shtrihet edhe në rrafshin familjar. Beau Biden, djali i tij i ndjerë, pas çlirimit të Kosovës, kishte kontribuar në ndërtimin e institucioneve tona. Sot, me krenari, një rrugë e vendit tonë mban emrin e tij.   Dje, kur Presidenti Biden publikoi vendimin për tërheqje nga gara presidenciale, për rastësi, ishte edhe 14 vjetori i vizitës së delegacionit tonë në Shtëpinë e Bardhë, të cilit i printe ish-Kryeministri Thaçi. Atë ditë, ish-zëvendëspresidenti Biden, duke mos e fshehur mbështetjen dhe admirimin e tij për asnjë moment, e kishte quajtur ish-Kryeministrin Thaçi si “George Washingtoni i Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat