Minatori Xheloshi: Marre për qeverinë që s’na ndihmon, minatori me mbledh kanaçe është vdekje

Aktuale

Minatori Xheloshi: Marre për qeverinë që s’na ndihmon, minatori me mbledh kanaçe është vdekje

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 00:10
Ramadan Xheloshi

Minatori Ramadan Xheloshi sonte ka folur në lidhje me situatën e minatorëve, të cilët nuk kanë marrë paga që dy muaj.

Ai është shprehur është marre për qeverinë tonë, siç tha ai, që nuk i ndihmon.

Madje, ai tha edhe se është vdekje të shohësh një minator duke mbledhur kanaçe.

“Kjo është marre për qeverinë tonë, që nuk na ndihmon, në çfarë dite kemi ardhë, minatorin me e pa duke mbledhur kanaçe, kjo është vdekje”.

“Unë kam qenë pjesëmarrës i dy grevave, kam qenë i burgosur, kam marrë edhe lëndime, e me më ardh puna kështu, këtu është katastrof”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat