A rrezikohen marrëdhëniet Prishtinë-Shkup pas incidentit me Presidenten Osmani në aeroportin?
Është kjo pyetja që ngrihet që prej dy ditësh nga analistë të ndryshëm të rajonit.
Në lidhje direkte me studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Ben Andoni u shpreh se ky incident do të ndikojë shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por tha ai, Shkupi do të agravojë më tej situatën në rajon edhe me fqinjët e tjerë, mes tyre edhe Shqipëria.
Andoni: “Patjetër që Shkupi gaboi me këtë incident. Shkupi ka kohë që po gabon, dhe pa u futur në politikën reale edhe në këtë moment që po flasim Presidentja e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë një shfajësim, apo t’i shprehte një lloj konsiderate Presidentes së Kosovës.
Kjo tregon që Maqedonia e Veriut sa i përket politikës ndërkombëtare ka filluar një politikë acarimi me të gjithë fqinjët dhe besoj se shumë shpejt do i vijë radha edhe Shqipërisë.
E ka nisur këtë acarim me Greqinë, duke filluar të anollojë në leksikun e përdorur nga drejtuesit e rinj të vendit atje ato që kanë vendosur t’i pranojnë me palën greke, së pari me emrin e Maqedonisë së Veriut.
Me Kosovën, nuk është rasti i parë, pasi kemi rastin e ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe rasti i dytë me zonjën Osmani, i cili është gati i paprecedentë, ku në ligjet ndërkombëtare, në rastin e presoidentëve ka një vendim që krerët e shteteve nuk lëshojnë gjithçka në skaner.
Paçka se ajo është bindur, atë që nuk ka vendosur të lërë është vetëm telefoni i saj celular. Dhe kjo për zonjën Osmani ka pasur fuqi edhe në vendet ku Kosova nuk njihet si shtet.