Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka folur lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Arifi ka deklaruar se mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës.
“Ura është nën kompetencë direkte të Komandantit të KFOR-it. Qëndrimi i QUINT është rezultat i dështimit të Kurtit që të bind partnerët për efektin pozitiv që do të kishte hapja e urës në sigurinë e vendit”, theksoi Arifi.
Arifi thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta heq nga agjenda elektorale këtë çështje.
Sipas tij, vendimi i njëanshëm të Qeverisë mund të ndikojnë në aspektin e sigurisë.
“Veprimet unilaterale të Qeverisë në këtë temë janë të ndejshme jo vetëm politikisht, por prekin edhe aspektin e sigurisë dhe mund të cenojnë autoritetin e prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. I takon Kurtit që këtë çështje ta heq nga agjenda elektorale dhe të kërkoj mundësinë që me diplomaci të bashkërendoj aktivitetet në hapjen e Urës”, deklaroi Arifi.