Ish-konsulli në Kanada, Donat Syla ka thënë se tani nuk është koha e duhur për hapjen e Urës së Ibrit.
Kjo për faktin, ku sipas tij, Kosova duhet të jetë në koordinim me bashkësinë kombëtare.
“Fillimisht uroj që qëndrueshmëria teknike e Urës së Ibrit, të jetë në nivelin e duhur, por mjafton që rruga të hapet për këmbësorë, për çiklistët dhe për vetura, nuk ka nevojë për kamionë”.
“Kështu që, sa i përket aspektit teknik, mbase nuk ka nevojë të bëhen të gjitha këto testime me kamionë, sepse ka edhe rrugë alternative nëse duan të shkojnë drejt veriut, mua më duket më shumë si një përpjekje për të gjetur kohën, pasi edhe Qeveria e Kosovës e ka parë që nuk është koha e duhur për ta hapur urën”, u shpreh Syla.
“Është lehtë të japim deklarata pompoze, ose populiste, sepse gjithsecili shqiptarë i Kosovës e dëshiron shtrirjen e sovranitetit të shtetit tonë në çdo cep të tij, mirëpo për shkak të kompleksitetit të çështjes në atë pjesë të vendit, për shkak të reagimit të faktorit ndërkombëtar, si dhe faktorëve të tjerë që janë për sigurinë, paqen e stabilitetin edhe për qenësinë e shtetit, atëherë konsiderojë që edhe ky veprim është njëra ndër përpjekjet e shumta të shtrijnë sovranitetin, por do të mbetet vetëm në tentativë, përderisa nuk do të kemi një koordinim më bashkësinë kombëtare”.