Gonxhja: Bashkëpunim me Kosovën për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore

Aktuale

Gonxhja: Bashkëpunim me Kosovën për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 10:52
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot nënshkrimin e memorandumit me Kosovën në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua dje ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) të Shqipërisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës.

Gonxhja vlerësoi se nënshkrimi i këtij memorandumi synon përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në mënyrë te veçantë objekteve të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu, sipas ministrit pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe objektet për të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për të restauruar dhe konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.

“IKTK dhuroi për arkivin e AMMKM, Revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin dhe shkëmbimin në rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve”, shtoi Gonxhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat