Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Aktuale

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 23:07
Albulena Haxhiu

Në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe procesit finalizues për hartimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim konsultues e bashkëpunues përfaqësuesit përkatës institucional.

Sipas njoftimit të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Banka Qendrore e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Artificiale, Oda e Noterëve si dhe përfaqësues nga Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Haxhiu shpalosi rëndësinë e reformës dhe arritjet e deritanishme, pas Aktgjykimmit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institcional drejt finalizimit të reformës së tillë. Fokus i diskutimit ishin rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, me theks të vecantë legjislacioni ekzistues dhe të dhënat relevante institucionale për çështjet përkatëse që adreson reforma e tillë.

“Haxhiu shtoi se para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë, i cili pritet të bëhet shumë shpejtë, Ministria e Drejtësisë ka konsideruar të rëndësishëm takimin e tillë, diskutimin përmbajtjesor dhe bashkëpunimin me akterët kryesor të institucioneve për praktikën dhe rregullimin ligjor për ruajtjen e të dhënave në këto institucione mes tjerash”, thuhet në komunikatën e MD-së.

Krerët e këtyre institucioneve ofruan gatishmërinë e tyre institucionale dhe bashkëpunimin profesional në kuptim të rregullimit të duhur ligjor dhe adresimit të reformës së tillë.

Në fund ministrja Haxhiu gjithashtu kërkoi nga secili institucion veç e veç, që të përcjellin rekomandimet përkatëse lidhur me çështjet e diskutuara në takim.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë më 26 qershor e shpalli “të pavlefshëm” ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat