Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, në një emision tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka përjetuar regres në fushën e diplomacisë, ekonomisë, dialogut dhe shumë fusha të tjera, prandaj, sipas Selimit, është koha që në pushtet të vijë dikush tjetër.
“Besoj se në PDK ka njerëz, sidomos zotëri Bedri Hamza, të cilin e njoh sepse ka qenë dy herë Ministër i Financave, Ministër i Financave që i ka rritur rrogat më së shumti që janë rritur në histori të Kosovës dhe kur është bërë Kosova anëtare e Bankës Botërore, e FMN-së, e BERZH-it, kështu që në ato që na duhen neve, investimet, ekonomia do ta ketë një plan më konkret, por kushdo që të jetë mendoj se ka ardhur koha për një reset, ke e rëndësishme ta shohim çka po ndodh, kush çka ka ofertë, katër vjet i pat kjo qeveri” tha Selimi.
Pas kësaj ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.
Ai ka ironizuar Selimin duke thënë se “kur e mundon njeriun vapa qeshtu fol palidhje”.
“Petrit Selimi: Bedri Hamza ka më shumë gjasa se Albin Kurti që të bëhet kryeministër.
Kur e mundon njeriun vapa qeshtu fol palidhje”, shkruan Pozhari.