Analisti Rron Gjinovci thotë se Serbia ka humbur komplet terrenin në veri.
Gjinovci përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se nëse vazhdon kështu Serbia edhe pak nuk do të ketë negociata, kjo për shkak se kur nuk e kontrollon terrenin nuk je palë në negociata.
“Serbia e shkretë e ka hupë komplet terrenin në veri. Nëse vazhdon kështu edhe pak, s'ka ma pse me pasë negociata, se kur nuk e kontrollon terrenin s'je palë në negociata”, ka shkruar Gjinovci.
Tutje, sipas tij, BE mundohet të krijojë artificalisht një pozitë negociuese Serbisë që ajo mos të fillojë luftëm”
“Serbia s'ka ma kontroll real në veri. BE-ja po mundohet me ia kriju artificialisht ni pozitë negocuse Serbisë të tipit a me çelë e mos me çelë urën. Pse e bën BE-ja këtë gja? Sepse tutën që kur s'ka ma negociata, Serbia ia krisë luftën. Epo bani presion Serbisë mos me nisë luftë, jo Kosovës mos me zbatu ligje”, ka përfunduar analisti.