Kurti për rrezikun nga zjarret: Përjetuam humbje të dhimbshme me vdekjen e zjarrfikësit

Aktuale

Kurti për rrezikun nga zjarret: Përjetuam humbje të dhimbshme me vdekjen e zjarrfikësit

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 11:24
Shperthimi i zjarreve ne Prevalle

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për rrezikun e zjarreve dhe përhapjen e tyre të shpejtë.

Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se është e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve, e kurrsesi shkaktar i tyre.

“Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve dhe përhapjen e tyre të shpejtë. Përballë kësaj është e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve e kurrsesi shkaktar i tyre. Zjarrvëniet e qëllimta apo nga pakujdesia përveç se janë vepra penale dhe që dënohen me ligj, kanë potencial të madh të tragjedive njerëzore dhe pasojave mjedisore të pamatshme”, u shpreh kryeministri.

Ai poashtu i shprehu ngushëllime familjes e cila javën e kaluar humbi zjarrfikësin në krye të detyrës, Sefadin Osmanajn.

“Në këtë ballafaqim, vendi e shoqëria jonë tashmë ka përjetuar një humbje të dhimbshme javën që lamë pas. Zjarrfikësi humbi jetën në krye të detyrës. Ngushëllimet tona për familjen Osmanaj janë apeli ynë më i zëshëm kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat