Suspendohet komandanti i stacionit policor në Skenderaj pas rekomandimit nga IPK

Aktuale

Suspendohet komandanti i stacionit policor në Skenderaj pas rekomandimit nga IPK

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, pas rekomandimit nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit.” thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat