Sot, është arritur marrëveshja për ndërmjetësim lidhur me përleshjen fizike që kishte ndodhur më 13 korrik të vit të kaluar në Kuvendin e Kosovës mes disa zyrtarëve të qeverisë aktuale dhe disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Avokatja e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, Besjana Ismajli ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja e ndërmjetësimit këtyre dy palëve të përfshirë na përpalse fizike në Kuvendin e Kosovës.
“Pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023. Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale”, ka shkuar Ismajli në Facebook.
Në fund ajo ka shkruar: “Përgëzime për të gjitha palët e përfshiera në këtë procedurë, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë për qasjen konstruktive!”.
Ndryshe, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e 13 korrikut të Kuvendit të Kosovës, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.