Osmani mirëpret ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës

Aktuale

Osmani mirëpret ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 18:16
Karin Boven, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.

Nga presidenca theksojnë se Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës.

Në këtë frymë ajo shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.

Më tej theksohet se e para e shtetit tonë po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat