Dugolli takohet me vajzën police të UDB-ashit Ajet Istogu: S’ndjente keqardhje, por më kërkoi llogari

Aktuale

Dugolli takohet me vajzën police të UDB-ashit Ajet Istogu: S’ndjente keqardhje, por më kërkoi llogari

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 18:42
Enver Dugolli

Ish-i bugrosuri politik, Enver Dugolli është përballur me një situatë të pazakontë. Dugolli ka bërë të ditur se gjatë pauzës së drekës, është takuar me të bijën e “UDB-ashit, Ajet Istogu”, për të cilin Dugolli kishte rrëfyer në “Debat Plus” se e kishte torturuar gjatë qëndrimit të tij në burg.

Suzana Istogu, e bija e Ajet Istogut, sipas Enver Dugollit i ishte prezantuar si police e Kosovës, teksa edhe i kishte kërkuar llogari për fjalët e tij në “Debat Plus”.

Sipas Dugollit, ajo jo që ishte distancuar nga të bëmat e babait të tij, por përkundrazi kishte pasur qasje arrogante.

Dugolli bëri të ditur se ka vendosur që këtë rast ta lajmëroj në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të ish të burgosurit politik Enver Dugolli, tash deputet i Kuvendit të Kosovës:

Trashëgimtarët e UDB-shve nuk ndjejnë keqardhje për të bëmat e baballarëve të tyre.

Sot, me 12.09.2024 filloj sesioni vjeshtor në Parlamentin e Kosovës dhe mu sot më ndodhi diçka qe nuk e prisja.

Diku rreth ores 13:30, në kohën kur kryesuesja e parlamentin shpalli kohën e pauzës për drekë, unë dola nga hyrja e deputetëve dhe së bashku me një kolegë timin deputet po nxitonin për të drekuar. Menjëherë aty tek laura e parkingut një zonjë nxiton në drejtim timin duke më thirrur z.Dugolli, a mund të ndalëni se kam një bisedë? Unë nuk e njihja por me mirësjellje u ndala duke e përshëndetur. Zonja qe nuk e njihja mu drejtua:

Unë jam Suzana Istogu, vajza e Ajet Istogut, jam police e Kosovës;

Unë i drejtohem: Dhe, çka?

Ajo: E keni përmendur prindin tim në një emision televiziv dhe gjithashtu keni thënë qe ju vie keq për familjet dhe fëmijët e të apostrofuarve (UDB-shve).

Thënë të drejtën njëherë më shkoj mendja qe paska dalur të më shprehte keqardhje për ato tortura qe mi kishte shkaktuar prindi i saj Ajet Istogu, por shumë shpejt e kuptova qe ajo veç keqardhje nuk kishte dakur të më kërkonte.

Gjithnjë me mirësjellje i drejtohem:

Po, është e vërtetë se kam thënë qe më vije keq për fëmijët e tyre sepse besoj qe fëmijët nuk janë fajtor për prindërit e tyre, aq më tepër qe fëmijët nuk mund ta zgjedhin babain.

Ajo me një lloj shpërfillje ma kthen: Nuk është në rregull qe e përmendni babain tim Ajet Istogu, Ajet Istogu…sepse unë e njoh babain tim…

Menjëherë ja kthej se ndoshta është e vështir ta pranoni e kuptoni por babai juaj ka qenë njeri i keq, më ka marr në pyetje dhe më ka torturuar… dhe vazhdova pa dashur të vazhdoj një bisedë të tillë me atë zonjë e cila nuk ndjente asnjë lloj keqardhje…

Në largim e sipër ajo më drejtohet:

“Okey, vazhdoni dhe flisni sa të doni, neve nuk na ndien për këtë punë…”

I shokuar për këtë të papritur kur kisha përballë një pasardhëse të njeriut qe më kishte torturuar e cila gjithashtu nuk heziton të ma rikujtonte se është Police e Kosovës, përveç bisedës qe kisha me disa kolegë deputet, vendosa qe ta jalmëroj rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët besoj qe do ta trajtojnë rastin me profesionalizëm.

Takimi me atë zonjën nuk ishte i rastësishëm, ajo kishte ardhur enkas duke më pritur deri sa po dilja nga Parlamenti për të më treguar qe përveçse nuk ndjenë keqardhje nuk ja ndin fare se çka flasin njerëzit qe kanë vuajtur torturat mizore të UDB-ashve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat