Haradinaj takohet me Tërnavën: Roli i prijësve fetarë në Kosovë, jetik për krijimin e një shoqërie tolerante

Aktuale

Haradinaj takohet me Tërnavën: Roli i prijësve fetarë në Kosovë, jetik për krijimin e një shoqërie tolerante

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:42
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.

Haradinaj i cili është kandidati i AAK-së për kryeministër,  pas takimit tha se roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante.

“I nderuar që sot në selinë e re të Aleancës pata rastin ta pres kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Në një diskutim të hapur e miqësor folëm për proceset nëpër të cilat po kalon njeriu i Kosovës dhe shteti ynë. Roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante, vlerë kjo që na bën krenarë edhe si popull edhe si shtet”, u shpreh ai.

Haradinaj mes tjerash tha se AAK-ja është e hapur për të adresuar çështje që kanë të bëjnë me komunitetet fetare.

“Aleanca gjithmonë do të jetë e hapur për të diskutuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me komunitetet fetare në Kosovë, pa dallim”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat