Në vitet e pasluftës, Kosova ka qenë dëshmitare e një transformimi të historisë, ku mitizimi shpesh ka zëvendësuar të vërtetën. Disa pretendime dhe rishkrime të historisë kanë krijuar një realitet të ndryshuar, duke ndikuar në perceptimin e figurave dhe ngjarjeve të luftës.
Një nga debatet më të mëdha ka të bëjë me rolin e Adem Jasharit, ku disa e quajnë "Komandant Legjendar të UÇK-së". Ai ishte një luftëtar i pathyeshëm, por jo një figurë mitologjike – ai ishte realitet historik, i rrethuar nga shokë të tij, disa prej të cilëve janë ende gjallë.
Analisti Rexhep Shahu thotë se disa dijetarë enveristë pretendojnë se kanë pasur ndikim të madh, gjë që shumë dijetarë të asaj kohe, që sot po mbushin opinionin me rrëfime heroike, kanë përfituar financiarisht nga lufta, duke krijuar një imazh që nuk përputhet me realitetin.
Një tjetër fenomen shqetësues është përdorimi i simboleve të UÇK-së në periudha kur ato nuk ekzistonin ende. Fotografitë me uniforma dhe stema të UÇK-së në vitet 1990-1992, kur këto simbole nuk ishin të njohura, ngjallin dyshime për autenticitetin e disa rrëfimeve.
Në fund të fundit, historia nuk ka nevojë për zbukurime – e vërteta flet vetë, mjafton të mos i mbyllim sytë para saj.
Postimi i plotë:
Kur po rrejnë se Adem Jashari ka qenë komandant i UÇK-së pa qenë i tillë;
Kur po rrejnë se Adem Jashari ka qenë komandant legjendar i UÇK-së, kur ai nuk është legjendë, por është realitet historik, ka jetuar me shokë që i ka gjallë dhe nuk ka qenë as legjendar, as komandant;
Kur po rrejnë disa dijetarë enveristë që i kanë mbushur edhe dyshekët e jastëkët me dojçmarka dhe po bëjnë namin me gënjeshtra, sikur grupet ilegale nëpër vendet e Evropës e kanë çliruar Kosovën, të vjen të vjellësh;
Kur po vishen me uniformat e UÇK-së dhe me stemën e UÇK-së edhe në fotografitë e vitit 1990 a 1992, kur nuk janë njohur atëherë, këto simbole të UÇK-së të vjen të qeshësh dhe ndjen dhimbje...
Kur disa ilegale enveristë që nuk kanë qenë as sa një çetë, gënjejnë sot se ia kanë futur këmbët në një këpucë Ramiz Alisë, gënjejnë se i kanë ditur të gjitha punët e shërbimeve sekrete, pa ditur se kanë qenë thjesht kurrierë e spiunë të njëri-tjetrit...
Kur enveristët e vegjël pjellin gënjeshtra aq të mëdha sa nuk i nxeh as Kosova, as Shqipëria, të vjen me vjellë përsëri...