Disa nga emrat e shqiptarëve të arrestuarve sot në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë

Aktuale

Disa nga emrat e shqiptarëve të arrestuarve sot në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë

Më: 19 mars 2025 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Në mesin e të arrestuarve ka shqiptarë dhe serbë.

Media ka siguruar disa nga emrat e të arrestuarve.

Alban Beqiri, Shqiptar Sadiku, Enver Latifi, Berat Hasani, Orhan Bajrami dhe Arban Smajli janë arrestuar nga ky aksion.

I arrestuar është edhe serbi Tadija Radivojevic.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh./Indeksonline/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat