Në 21 lokacione në Mitrovicën e Veriut, Mitrovicën e Jugut, Leposaviq, Zveçan, Vushtrri dhe Skenderaj, sot policia ka organizuar një aksion kundër kontrabanduesve të armëve.
Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria e Krimeve të Rënda dhe Krimeve të Organizuara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Një nga këto lokacione është edhe ky i paraqitur në fotografi.

Gjatë këtij aksioni, policia ka shoqëruar për në stacionin policor 16 persona, ndërsa 13 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Detyrimi, posedimi, importimi, eksportimi, shitja dhe mbajtja e paautorizuar e armëve”.
Në mesin e të ndaluarve është edhe një polic serb, i cili është shoqëruar në polici.