Terras dhe Bajrami diskutojnë për votimin e raportit për Kosovën nga PE në maj

Aktuale

Terras dhe Bajrami diskutojnë për votimin e raportit për Kosovën nga PE në maj

Më: 20 mars 2025 Në ora: 19:05
Pamje nga takimi

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, është takuar me Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Terras këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në platformën X, kanë folur për zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por edhe për votimin për raportin për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

“Ne diskutuam detajet e raportit për Kosovën, i cili do të jetë subjekt i votimit përfundimtar në Parlamentin Evropian në maj”.

“U fol edhe për zhvillimet në politikën e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit”, ka thënë Terras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat