“S’besoj që investimet e biznesit tim ishin faktor vendimtar për njohje”, Pacolli flet për hapjen e ambasadës së Kosovës në Nairobi

Aktuale

“S’besoj që investimet e biznesit tim ishin faktor vendimtar për njohje”, Pacolli flet për hapjen e ambasadës së Kosovës në Nairobi

Më: 28 mars 2025 Në ora: 11:06
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se njohja e Kosovës nga Kenia paraqet një nga ngjarjet më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë, sepse “është njohja më e rëndësishme nga kontinenti afrikan”.

Për BBC-në në gjuhën serbe, Pacolli paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Nairobi.

“Njohja e Kenias është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin politik, por edhe si një bazë për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik midis dy vendeve”.

“Kosova së shpejti do të hapë ambasadën e saj më të rëndësishme në kontinentin afrikan, krah për krah me vendet e tjera evropiane dhe të tjera të rajonit”, thotë themeluesi i kompanisë ndërkombëtare Mabetex, me seli në Lugano të Zvicrës, e cila gjithashtu zotëron hotele luksoze në mbarë botën.

Por, Pacolli thotë se investimet e tij në shtetin afrikan nuk kanë qenë faktor vendimtar për hapin që mori Kenia.

“Grupi im i biznesit tashmë ka investime të rëndësishme në Kenia – si në turizëm ashtu edhe në infrastrukturë. Megjithatë, nuk besoj se këto investime kanë qenë një faktor vendimtar në vendimin për njohje”, thotë biznesmeni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat