Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik

Aktuale

Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik

Më: 2 prill 2025 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Media raportoi sonte se një person u plagos rëndë, në Kaçanik.

Zyrtari policor, M.Lika, mori plagë të rënda nga arma e zjarrit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetoi.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Nga ky institucion pohojnë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK-ja.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje. Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat