Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria Kurti është ajo e cila ka bërë numrin më të madh të shkeljeve të aktit më të lartë juridik të vendit.
Kështu vënë në pah raportet e organizatave vendore, të cilat monitorojnë drejtësinë në vend.
Në 17-vjetorin e miratimit të këtij akti themeltar, ekspertët ligjorë flasin për shkeljet kushtetuese që janë bërë së fundmi nga autoritetet vendore.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kurti ndoshta e ka shkel Kushtetutën por nuk i ka dhënë territor të Kosovës askujt.
Postimi i Gashit:
Ndoshta
Ndoshta Albini me raste edhe e ka shkel Kushtetutën
Po territor të Kosovës kujt si ka dhanë!
Edhe ndikimin e Serbisë nga Kosova e ka përzanë
A doni hala
Jo për sot pe la me kaq.