Prokuroria interviston deputetin e Listës Serbe

Aktuale

Prokuroria interviston deputetin e Listës Serbe

Më: 11 prill 2025 Në ora: 18:23
Slavko Simiç

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se është ftuar për intervistim, në cilësinë e të pandehurit, S.S., deputet i posazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

I pandehuri në fjalë është deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç.

Njoftimi:

“I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat