Pula i reagon Tahirit: Moj kryenegociatore, nuk fole si i’a ngjite ‘fusnotën’ dhe si i’a solle ‘zajednicën’ Kosovës Republikë?

Aktuale

Pula i reagon Tahirit: Moj kryenegociatore, nuk fole si i’a ngjite ‘fusnotën’ dhe si i’a solle ‘zajednicën’ Kosovës Republikë?

Nga: A.SH Më: 13 prill 2025 Në ora: 08:16
Shqiprim Pula

Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare ka reaguar ndaj ish-negociatores për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.

Ai ka thënë se ajo duhet të rrëfente se si ia solli Kosovës fusnotën dhe zajednicën.

Reagimi në Facebook:

KRYENEGOCIATORE

Ishim në negociata me palën Serbe mes Isës atëherë ishte kryeministër dhe Vučić, ndërsa Hashimi ishte zëvendës e unë kryenegociatore kurse Federica Mogherini ndërmjetësuese.

Po diskutonim, natyrisht nivel politik, e Vučić tha; në qoftëse nuk bëhet marrëveshja, unë prapë e kthej ushtrinë në Kosovë; unë, aty shpërtheva e i thash; të paska ra malli për NATO-n. Po ju jeni mësu me shkelë ligjin ndërkombëtar.

Kur i kam thënë kështu me emocion dhe me bërtimë, jo në mënyrë diplomatike, Vučić i tha Mogherinit; ndalni bisedimet.

Copëz tregimi i kryenegociatores!, në televizion

Moj kryenegociatore, nuk fole se çfarë (...) si i'a ngjite 'fusnotën' dhe si i'a solle 'zajednicën' Kosovës Republikë?

#RroftëRepublika

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat