Kadrijaj: Do të formohet komision i ri për verifikim të mandateve

Aktuale

Kadrijaj: Do të formohet komision i ri për verifikim të mandateve

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:12
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se sot do të formohet komision i ri për verifikimin e mandateve të deputëve.

Këtë deklaratë ajo e dha pasi mori pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me përfaqësues të partive politike.

Një komision i tillë ishte formuar edhe në seancën e parë konsituive të martën, por raporti nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend.

Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e formimit të institucioneve të reja, pasi ende nuk kanë arritur të kalojnë raportin për verifikimin e mandateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat