Haxhiu përgëzon institucionet për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte

Aktuale

Haxhiu përgëzon institucionet për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte

Më: 21 prill 2025 Në ora: 18:40
Albulena Haxhiu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përgëzuar institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se krimet e luftës do të ndëshkohen sepse drejtësia nuk ka alternativë.

“Përgëzoj institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.

Krimet e luftës do të ndëshkohen. Që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar në adresimin e krimeve të luftës sepse drejtësia nuk ka alternativë”, ka shkruar Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat