Vllasi: Kurti s’e paramendon qeverisjen në koalicion

Aktuale

Vllasi: Kurti s’e paramendon qeverisjen në koalicion

Më: 29 prill 2025 Në ora: 23:45
Azem Vllasi

Analisti, Azem Vllasi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk mund ta paramendoj qeverisjen në koalicion me dikë.

Sipas tij për Kurtin pushteti i mirëfilltë është ai si gjatë katër viteve të kaluara, qeverisja vetëm.

Ai ka shtuar se kjo mendësi e Kurtit është problemi kryesor.

“Albin Kurti nuk  mund ta paramendoj një pushtet, një qeveri të koalicionit, nuk mund ta paramendoj pushtetin e ndarë. Qeveria e koalicionit nënkupton një mënyrë, një pushtet të ndarë me kompromise, me ndarje të pozicioneve të ministrave e të tjera e ky e paramendon pushtetin e mirëfilltë vetëm siç ishte në këto katër vite do të thotë vetëm dhe këtu është problemi kryesor”, është shprehur ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat